Pas skandalit të tradhtisë së Tristan, Khloe e fali atë dhe nuk dha asnjë shpjegim publik, por e mbajti çështjen private. Ardhja në jetë e vajzës së tyre u komentua shumë, pasi erdhi në një moment të vështirë për çiftin. Dje ajo ka treguar emrin e vajzës me anë të një postimi në Instagram. Menjëherë pasi u mor vesh se emri ishte True (e vërtetë) filluan aludimet se ky emër iu vendos pasi ajo është e vetmja gjë e vërtetë pas tradhtisë së Tristan.

Por mamaja e Khloe, Kris Jenner i ka hedhur poshtë këto aludime duke dhënë shpjegimin e emrit të mbesës së saj. “Jam shumë e lumtur të mirëpres mbesën time të shtrenjtë True! Një fakt i këndshëm është se emri i gjyshit tim nga babai ishte True Otis Houghton, kurse emri i vërtetë i babait tim ishte Robert True Houghton, prandaj jam e lumtur që Khloe ia vendosi emrin vajzës True!” –ka shkruar Kris në një foto të postuar në Instagram.

Me këtë shpjegim ajo iu dha fund të gjitha hipotezave të hedhura mbi domethënien e emrit të mbesës së saj.