Edhe pse lindja e saj e parë u përfshi nga skandali i tradhtisë së partnerit dhe u shoqërua edhe nga një zhurmë e madhe mediatike, Khloe Kardashian nuk i ka dhënë më shumë vëmendje asaj që nuk ka nevojë të marrë në këto momente. Lindja e vajzës të enjten e kaluar meriton të gjithë përkushtimin dhe Khloe këtë ka bërë.

Sonte, pak minuta më parë, Khloe bëri publik në Instagram edhe emrin që ka zgjedhur për vogëlushen. True është emri me të cilin është pagëzuar e sapolindura që erdhi në jetë nga Khloe dhe Tristan.

“Vajza jonë e vogël, True Thompson, ka rrëmbyer plotësisht zemrat tona dhe ne jemi mbushur me shumë dashuri. Ishte bekim të prisnim këtë engjëll në familje. Mami dhe babi të duan True!” – shkruan Kardashian pas kësaj fotoje të ëmbël me rozë, e cila duket se është e mirëseardhjes së vogëlushes në shtëpi.