“Katedralja e Parisit”, muzikali në të cilin po luan rolin e Esmeraldës këngëtarja shqiptare Elhaida Dani, ka nisur turin muzikor në disa prej qyteteve më të njohura në botë. Fundjavën e shkuar, e gjithë trupa u zhvendos në Kremlin për shfaqjen e radhës.

Nga postimet e këngëtares shqiptare, duket se performanca ka qenë e jashtëzakonshme. Këtë, madje, e ka vërtetuar edhe kjo buqetë lulesh e cila është dërguar në adresë të artistes shqiptare ngë vetë Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev.

Mbrëmë pas shfaqjes, Elhaida ka marrë një buqetë me lule nga Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në një nga postimet e saj në Instagram.

“Ndihem e nderuar të marr këtë buqetë me lule nga Kryeministri i Rusisë, zoti Dmitri Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes”, – shkruan Elhaida në Instagramin e saj.