Na ndodh shpesh të shikojmë personazhe të njohur me të njëjtën veshje apo me të njëjtët aksesorë. Këto detaje nuk i shpëtojnë asnjëherë syrit të mprehtë të publikut, por kësaj radhe ka qenë vetë Enca ajo që nuk i ka lënë t`i shpëtojnë çizmet e Rihanna-s që janë njësoj me të sajat.

Rihanna ka postuar pak më parë një foto ku mban veshur një palë çizme njësoj me ato që Enca ka veshur në një foto të postuar para disa javësh. Sapo e ka pa këtë gjë Enca ka komentuar në shqip në foton e Rihanna-s: “Awww i paskemi njësoj”. Ajo e ka shoqëruar me një zemër komentin, të cilin Rihanna me siguri nuk ka për ta kuptuar edhe nëse e lexon. Se kujt i duken më bukur mund ta gjykoni vet.