Ndërhyrjet estetike të personazheve të njohur janë temë e parë diskutimi në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale edhe në botë. “Si ishte dhe si është?” është kthyer në një titull klishe që, më shumë sesa interesin e publikut, duket sikur do t’u tregojë vetë personazheve të përfshirë në të se si kanë qenë disa vite më parë.

Mediat turke, së fundi, në një përmbledhje të tillë me disa personazhe të njohur, kanë përfshirë në listë edhe bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.

Duke vendosur përballë dy fotografi të disa viteve më parë, për Almedën është aluduar se ka kryer disa ndërhyrje për të përmirësuar imazhin.

Por si ka reaguar për këto lajme bashkëshorti i Almedës, Tolgahan Sayışman? I pyetur së fundit nga mediat turke, aktori i njohur ka konfirmuar se Almedës i është dashur të bëjë dy ndërhyrje në hundë, por përveç tyre, nuk ka bërë asnjë tjetër: “Ka bërë dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër” – tha ai duke shtuar se Almedës i pëlqen të kujdeset për veten. “Por habitem me faktin se si mund të bëhen çështe dite fotot e moshës 15-vjeçare”, – tha aktori duke komentuar fotot e Almedës që kanë qarkulluar këto ditë në media.