Personazhet e famshëm mundohen që të ruajnë imazhin e tyre të mirë, por jo gjithmonë ia dalin. Janë të shumtë VIP-at që përballen me skandale dhe akuza nga më të ndryshmet. Një prej këtyre rasteve është edhe këngëtarja Mariah Carey, e cila është përballur me disa akuza, siç ishte ajo e të vëllait që Mariah kishte braktisur familjen e tyre dhe nuk donte t`ia dinte për njeri përveç vetes. Këngëtarja u përball me një tjetër akuzë vitin e kaluar nga bodyguard i saj Michael Anello, i cili e akuzoi për ngacmim seksual.

Pas deklaratës se ka vuajtur nga bipolariteti, Mariah përballet më një tjetër akuzë për shkelje kontrate, kësaj radhe nga ish-menaxherja e saj Stella Bulochnikov, e cila ka ngritur padi kundër këngëtares. Stella kërkon një sasi të madhe parash si dëmshpërblim për akuzat e ngritura për dhunim të së drejtës civile si dhe për pagesat e pa kryera. Mariah e kishte punësuar atë që prej vitit 2013 dhe prej atëherë kanë qenë të pandara, deri vitin e shkuar kur nisën mosmarrëveshjet.