Robert Berisha është bërë tashmë i famshëm në Shqipëri dhe Kosovë pas publikimit të projekteve të tij muzikore. Ai njihet edhe si bashkëshorti i një prej këngëtareve më seksi siç është Nora Istrefi. Roberti është një djalë simpatik dhe shumë i talentuar, teksa e shohim të suksesshëm në atë që bën nuk mund ta imagjinonim kurrë që ai mund të ketë punuar si shitës çaji.

Një një intervistë për “Prive” Roberti ka rrëfyer se para shumë vitesh ka punuar si shitës çaji, po ashtu ai ka treguar se kur ka qenë i vogël i pëlqente të fitonte para dhe filloi të shiste popcorn pranë shtëpisë së tij. Me siguri që nuk e kishit menduar ndonjëherë këtë gjë.