Po bëhet e udhës që shumë personazhe publik shqiptarë, të bëhen palë me nisma me natyrë sociale, që përveçse i shtojnë kreditet pozitive në profilet e tyre, me gjasë shpalosin edhe një pjesë të karakterit që jo të gjithë e kemi ditur.

Ne i kemi njohur në skenat muzikore, në daljet e ndryshme artistike, por me sa duket përtej çdo artisti, ka edhe një zemër të madhe. Këtë na e vërtetuan sot përmes një fotoje, tri këngëtare shumë të dashura për të gjithë ju.

Eneda Tarifa, Eranda Libohova dhe Gerta Heta i janë bashkuar një nisme me natyrë solidaritati, ku ato janë ofruar për të dhënë kontributin e tyre artistik për qendrën Tiss, kjo e fundit e njohur si qendër në ndihmë të fëmijëve të prekur nga autizmi. Ka qenë këngëtarja Eranda Libohova, e cila ka postuar një foto në instagram ku ka shkruar: "Gati për të dhënë kontributin tonë artistik në nismën sociale të qendrës Tiss. Tiss rrëfen...së shpejti. Tre artistë, tre histori fëmijësh, ndërgjegjësim", cilëson ajo.

Shpresojmë që në ditët në vijim të mësojmë më shumë detaje konkrete rreth këtij projekti vërtet interesant.