Kur pasioni vulos çdo aspekt të jetës, sidomos atë profesional nuk ka kompromise. Madje, edhe kur ke ndryshuar statusin, dhe je bërë baba vetëm para pak ditësh, dhe fare mirë mund të shijosh ditët e para të prindërimit, sërish nuk ka vend për prioritete. Sepse për Valdrin Sahitin, puna është mbi gjithçka.

Kështu, babai i Bella-s, e cila erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë tashmë përveç statusit të ri, ka edhe një tjetër pasion të fortë pa të cilin nuk jeton dot. Dhe kjo është puna! Sot, ai dhe mikesha e ngushtë e stilistit, këngëtarja Elvana Gjata kanë fluturuar drejt Milanos. Ata janë shfaqur duke bërë fotografi në vendet më piktoreske dhe të veçanta të këtij qyteti, që ndryshe njihet si kryeqendra italiane e modës, ndërsa kanë pozuar me të njëjtën kapele të markës Burberry në videot e fotot e fundit.

Me shumë mundësi, projekte të reja janë në plan nga dyshja e famshme, ndaj ata janë bërë sërish bashkë. Ne po presim surprizën e radhës!