Pavarësisht probleme që e kanë shoqëruar gjatë kësaj kohe këngëtarin e njohur shqiptar që do të na përfaqësojë në skenën e kompeticionit botëror të muzikës "Eurosong", gjithçka ka hyrë tashmë në rrjedhën normale të organizimit dhe gjithë detajeve bashkërenduese ndaj artistit.  Njeherë vendimi për të mos ndërmarrë një tur promovues në shtetet e ndryshme të Evropës, çka i jep edhe më shumë nota fame hitit "Mall", e më pas çështja e pasaportës, duket se nuk u bën faktor pengues në ecurinë e prezantimit të fituesit të edicionit të vjetshëm të Festivalit të Këngës në RTSH.

Këtë herë, lajme vërtet të mira na vijnë në adresë të Gentit. Zëri brilant i rrokerit të muzikës shqiptare është shumë pranë triumfit në këtë ngjarje muzikore siç është Eurovizionit, dhe këtë nuk e themi ne, por sondazhet zyrtare të cilat e rendisin atë në vendet e para pretendente për fitore.

Sipas blogut Poll 2018, i cili ndjek nga afër zhvillimet e Eurosong, në sondazhin e hapur nga faqja zyrtare e Eurosong, ai është ngjitur në vendin e katërt në renditje duke grumbulluar plot 2471 vota. Ndaj, nuk ka më dyshime, fuqia potente e zërit të një artisti të veçantë si Bushpepa, si edhe performanca e tij në këngën "Mall" janë të gjithë faktorë pozitivë që na bëjnë të mendojmë pa dyshime, se Shqipëria është shumë pranë një triumfi në skenën e magjishme të Eurovizionit për këtë vit, ku artisti ynë do të këndojë në datën 8 maj!

Shumë suksese për Gentin!