Justin Biber ka goditur me grusht një djalë i cili ishte duke kërcënuar një vajzë gjatë festës Coachella.

TMZ raporton se këngëtari ndodhej në festën Coachella ditën e shtunë dhe ishte dëshmitar i një djali i cili po kërcënonte një vajzë duke e kapur atë prej fyti. Justin ndërhyu në këtë situatë duke i bërtitur djalit dhe duke i kërkuar të lëshojë vajzën, por mesa duket, djali ka refuzuar ta lëshojë atë dhe ka sharë Justin. Në këtë moment, Justin e goditi me grusht në fytyrë djalin dhe e shtyu drej murit duke lënë vajzën të lirë.

Sipas raportimeve mësohet se djali ishte nën influencën e drogës. Ai më pas ka ndjekur një makinë SUV në të cilën mendonte se ndodhej Justin. Raportimet tregojnë se ai e ka goditur me makinën e tij SUV-në dhe ka thërritur emrin e Justin.

Policia ka arritur të arrestojë djaloshin i cili shkaktoi incidentin.

Justin ka qenë në festën e Coachella me disa miqtë e tij për disa ditë.