Këngëtari i hiteve “Corazon”, “El Perdedor”, “Chantaje”, “Felices los 4” ka folur shqip në videon e tij të fundit live ku e ndiqnin miliona fansa.

Një shqiptare i ka komentuar Malumës “Ta ha zemrën, marshallah baby” dhe këngëtari kolumbian, ndonëse nuk e ka kuptuar çfarë ishte shkruar, e ka lexuar fjalinë shumë saktë në gjuhën shqipe.

Në videon e postuar nga Intv.al, dëgjohet Maluma kur lexon pa vështirësi fjalinë e shkruar në shqip.

Këngëtari është një mik i mirë me shqiptaret Rita Ora dhe Bebe Rexha, me të cilat është parë shpeshherë, por këtë herë nuk kanë qenë ato që i kanë mësuar ndonjë fjalë. Megjithatë, miqësia, me sa duket, ka dhënë rezultate.