Bebe Rexha, një prej këngëtareve më të talentuara, me stil të veçantë dhe një artiste mjaft e kompletuar. Bebe punon shumë për të arritur çfarë do, ëndrra e saj më e madhe ka qenë përherë të bëhet këngëtare dhe mesa duket ëndrra e saj po realizohet.

Hiti i saj i fundit, ‘Meant to be’ kryeson listat e Billboard prej disa javësh, duke bërë që Bebe të vendoset në listën e ‘Hot100’ në pesë këngët më të dëgjuara.  Vetë këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Twitter lajmin  dhe shkruan: “ nuk mund ta besoj, ‘Meant to be’ vazhdon të jetë kënga më e dëgjuar”.

Ndërkohë këngëtarja ka fluturuar drejt Brazilit, në fotot e videot e postuara në profilin e saj në Instagram, duket se po kalon bukur mes miqve dhe stafit të saj.