Prej disa kohësh po përflitet në mediat rozë se moderatorja e njohur Luana Vjollca i ka dhënë fund lidhjes së saj me Krenar Çoçajn. Ata në fakt nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre, por për ta është shkruar gjithmonë se janë bashkë.

Madje edhe në pushimet në Zvicër ku Luana ndodhet për momentin, është aluduar se e shoqëron Krenari.

Gjithsesi, zërat për ndarjen e tyre kanë qenë prezent këto ditë. Ka qenë vetë Krenari i cili përmes një komenti në foton e Marinës dhe Getit në Instagram ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me kunatën e tij, Marinën, dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë ndarë me Luanën.

“Çfarë foto profesionale”,-kaq ka shkruar Krenari në foton e Marinës.

Sigurisht që kunata i ka kthyer koment, duke na treguar dhe ne se Krenari dhe Luana nuk mund të jenë ndarë.