Ky Shën Valentin do të jetë i paharruar për trashëgimtaren e njohur! 14 Shkurti, ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë sjell një festë jubilare për të gjithë familjen e madhe të Top Media. Radio më e dashur e të gjithë shqiptarëve, Top Albania Radio sot mbush plot 20 vjet që prej ditës së parë të krijimit. Me një programacion të përzgjedhur për të gjithë dëgjuesit e saj, gjatë gjithë ditës personazhe të njohur publik, figura qendrore të kësaj radioje do të ndajë emocionet, përjetimet në këtë rrugëtim të gjatë 20 vjeçar për atë që mbetet ende sot një nga stacionet radiofonike më të suksesshme në vend.

E ndërkohë, Lori Hoxha ka postuar pak minuta më parë një foto që daton pikërisht shumë vite më parë. E nxjerr nga arkiva, por me mjaft kuptimplotë, fotoja tregon Lorin e vogël në studiot e Top Albania Radio me kufje në vesh dhe mikforon.

Shumë nostalgji në këtë përvjetor jubilar, përmes kësaj fotoje që thotë gjithçka e që vet Lori e ka quajtur: "Dashuria e parë nuk harrohet"!