E vendosur prej vitesh në Los Angeles, aty ku këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj ka pozicionuar gjithë angazhimet e saj profesionale dhe ato private, shpesh përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ajo na tregon të rejat e fundit mbi projektet e pritshme prej saj.

 

How I feel about Valentine’s Day 🤪

A post shared by Anxhelina (@anxhelina) on

Por sot, në ditën e të dashuruarve, Anxhelina nuk ka kursyer që të miklojë të gjithë fansat dhe adhuruesit e saj të shumtë përmes një fotoje ku duket një femër super seksi dhe vërtet cool. Me dixhiturën se si ndihet ajo për Shën Valentin, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta adhurojmë virtualisht atë.

Ende nuk dihet nëse është dikush që i ka rrëmbyer zemrën, pas historisë së fundit të ndarjes me Oni Hysenbelliun, por një gjë është e sigurt: për një femër si Anxhelina Hadërgjonaj me shumë gjasë çdo ditë është një Shën Valentin i paharruar. Apo jo?