Olsi, ish-partneri i Fjorentinës në Big Brother, pak javë më parë deklaroi publikisht se është në një lidhje të re dhe se historinë me Fjorin e ka lënë pas krahëve. Duket se edhe Fjorentina, megjithëse e ka shprehur hapur dashurinë për Olsin, ka bërë të njëjtën gjë dhe është fokusuar më shumë në punën e saj sesa te një dashuri e re. Por sapo poston një foto me një personazh të ri, lajmet vërshojnë e aludojnë. Ka një histori të re në horizont?

Këtë herë nuk ishte Fjorentina e para ajo që postoi foton, megjithatë ajo sërish sqaroi disa orë më pas gjithçka që ngriti dyshimet.

Ishte Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara ajo që postoi një foto në të cilën pozonte bashkë me menaxherin Xhani Demika dhe Fjorentinën.

Kaq u desh që lajmet të merrnin dhenë. Fjorentina, në një lidhje të re dashurie?

Këtyre zërave, vetë Fjori u ka dhënë një përgjigje pak më parë, duke thënë se Xhanin e ka mik dhe, pavarësisht atyre që shkruhen, marrëdhënia e tyre është vetëm miqësore.

"Jam e lumtur që ju kam njohur të dyve dhe që jeni miqtë e mi. Xhani Demika për ty s'ka fjalë, sepse i ke të gjitha ccfarë ka një mashkull, edhe pse me keqkuptimet tona arritëm të merreshim vesh. Je unik, ndërsa për këtë vajzën, Marina Fara, është thjesht një vajzë pozitive me fytyrë engjëlli, një vajzë me zemër të madhe, e pastër në shpirt. Lum nëna që të ka, love u të dyve", shkruan Fjorentina.

Nuk ka më vend për dyshime.