Motrat Vjollca, prej disa ditësh po pushojnë në St. Moritz, Zvicër, ku po shijojnë borën dhe skitë. Ajo që Marina e quan zysha, Luana, ka postuar në profilin e saj foto dhe video duke bërë ski. Por edhe Marina dhe Geti, po ashtu, kanë ndarë nga profilet e tyre disa nga momentet më të bukura gjatë këtyre ditëve të bardha.

Edhe pse mediat dyshojnë se bashkë me çiftin dhe Luanën është edhe i dashuri i kësaj të fundit, Krenar Çoçaj, profili i tij mbahet ende i fshehtë.

Por pas kësaj fotoje që Marina ka postuar së fundi, në lojë hyn edhe Krenari, natyrisht për t’i dalë në mbrojtje Luanës.

Në foton e fundit me Getin, Marina shkruan “Me bishën time”, por Luana s’mund ta pranojë këtë emër për kunatin e saj. Bisha e Vjollcave është ajo, ndaj i kundërpërgjigjet aty për aty Marinës: “Tani zgjidh kush e ka emrin bisha” – i kthehet ajo së motrës. Marina, për ta qetësuar, ia kthen: “Ti je bisha e femrave.”

Jashtë këtij dialogu nuk mund të mbetet Krenari, i dashuri i Luanës, i cili dëshiron t’i kujtojë Marinës meritën e fotografes/it. Me shumë gjasa, është Luana (ose ai) fotografja, ndaj edhe Krenari shkruan: “Çfarë fotoje. Profesionale”

Megjithatë, Marina nuk dorëzohet lehtë. Edhe për Krenarin e ka një kundërpërgjigje: “Thuaj shyqyr që pozuam ne bukur se ndryshe...” – duke lënë të kuptohet se, kushdo prej çiftit të fshehur qoftë fotografi, merita nuk është e tyre, por e ‘bishave’ që pozojnë bukur.