Ishte Shën Valentin 1998, kur Top Albania radio u dëgjua për herë të parë në frekuencën 100mgh/fm. Një prej prurjeve më moderne të kohës, me muzikë bashkëkohore e programe rinore, Top Albania u kthye shpejt zëri i të gjithëve për të vijuar rrugëtimin e gjatë.

Sot, Top Albania është 20 vjeç dhe në këtë përvjetor, urimet vijnë nga të gjitha anët, nga ata që kanë punuar, janë bashkuar rrugës, si edhe nga ata që vazhdojnë të punojnë akoma aty.

Sot, mes shumë dedikimeve, në Ditën Ndërkombëtare të Radios, një ndër më të veçantët është ai i Sara Hoxhës. Trashëgimtarja e Top Medias ka postuar një foto të London nga ambientet e Top Albanias dhe ka uruar 20-vjetorin: “Kur ishim fëmijë, Redia, Lori dhe unë shihnim babanë të ndiqte ëndrrën në Top Albania Radio. 20 vite më vonë, London po bën të njëjtën gjë”,- shkruan Sara në foton e Londonit.”

Me siguri, edhe Londonit do t’i pëlqejë Top-i po aq sa edhe prindërve dhe gjyshit të tij të ndjerë. E ka në gjak, në fund të fundit.