Kylie Jenner solli në jetë vajzën e saj Stormi më 1 shkurt. Ajo është fëmija i parë i çiftit Kylie e Travis Scott.

Sipas US Weekly, 20 vjeçarja është një mama e lindur por ndonjëherë gjithçka duket e papërballueshme e pasi e mori vajzën nga spitali, Kylie po mbështetet te mamaja Kris.

Momaxherja e klanit Kardashian/Jenner me sa duket është një ndihmë shumë e madhe për të bijën duke i dhënë asaj këshilla e sigurisht dhe duke mbajtur e duke u kujdesur për të porsalindurën.

Megjithse më parë Kylie ishte e shqetësuar që të merrte një të huaj për tu kujdesur për të bijën, ajo sipas People, ka punësuar së fundmi një infermiere fëmijësh.

Gjithashtu themeluesja e Kylie Cosmetics iu ka kthyer dhe postimeve në Instagramin e saj.

 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on