Këtë herë, nuk ishte “i dashuruar me pasionin (me kuzhinën)”, përgjigjja klishe e shumë personazheve të njohur sa herë duan ta anashkalojnë pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetarëve apo moderatorëve televizivë. Edhe shef Renato, sot kësaj pyetjeje i është përgjigjur drejtpërdrejt. Me pas sforco, në fakt.

Duke folur pak më shumë për jetën private, siç bën rrallëherë, Renato rrëfeu se i ndodh rrallë të gatuajë në shtëpi, madje jashtë kuzhinës i pëlqen të hajë ushqimet e gatuara nga duart e të tjerëve.

Dhe meqë i pëlqen të hajë nga të tjerët, a ka ndonjë që gatuan për të? Për të mos i shpëtuar situata, Rudina ia bëri pyetjen të drejtpërdrejtë: “A je i dashuruar?” Ndërsa Renato, si për ta anashkaluar, tha se ndihet mirë edhe në këtë pjesë, por Rudina, megjithatë, i kërkoi një përgjigje më të drejtpërdrejtë, derisa shefi konfirmoi: “Po, jam i dashuruar. Kam një person dhe kaloj mirë”, – tha ia, por nuk dëshiron të japë më shumë detaje për njeriun që i ka fituar zemrën.

Pyetjes tjetër, kur do ta bëjë publike partneren, Renato iu përgjigj: “Do ta prezantoj kur të vijë momenti.”

Kaq për momentin… Presim momentin tjetër.