Ajo është e bukur, e admiruar, por dhe e sulmuar. Çdo postim, foto, video, shfaqje në ekran e saj ngjall diskutime, persona që e sulmojnë e të tjerë që i dalin në mbrojtje. Megjithatë ajo tashmë është mësuar me të gjitha këto dhe nuk frenohet asnjëherë të ndajë atë që dëshiron me publikun.

Dhe vazhdon të jetë e hapur dhe e sinqertë duke postuar dhe foto të vjetra. Sigurisht përmes tyre, edhe pse autoironia nuk i mungon, ajo tregon që, ndryshe nga akuzat, trupin, format dhe bukurinë e ka pasur gjithmonë.

Belen Rodriguez është një nga vajzat më të bukura në botë, por disa ndërhyrje i ka bërë. Ca kohë më parë postoi një foto me bikini në pasarelë, ku thoshte që nuk e kuptonte përse e kishte bërë gjoksin operacion dhe duke parë atë foto para operacionit, të njëjtën pyetje kishin të gjithë.

Ndërsa dy ditë më parë ka postuar një foto kur ishte 15 vjeçe ku shohim të pasmet e saj dhe Belen thotë që fat ka pasur gjithmonë, duke iu referuar një shprehjeje italiane që paralelizon fatin me të pasmet. Kështu ka treguar dhe që vithet e saj kanë qenë gjithmonë të rrumbullakosura, duke qenë që dhe për to ka akuza që ka bërë ndërhyrje.

 

Diciamo che la fortuna a me non é mai mancata! #ironia #viamo 🤪🤪🤪 #15anni #babybely

A post shared by BELEN (@belenrodriguezreal) on

Akuzat për të nuk reshtin, ndërkohë as Belen nuk resht së treguari hiret.