Mund t’ju duket e papritur por Stresi ka vendosur të martohet. Pas tre vitesh lidhje në distancë me Kejsin, reperi i njohur mesa duket do t’i japë fund beqarisë në ishullin Santorini në Greqi.

Sipas Gazetës “Panorama”, Stresi do të bëjë një ceremoni moderne sipas planit të çiftit. Vendin e ka zgjedhur e dashura e tij Kejsi e cila ndodhet në Kanada për studime.

Por kë nga kolegët do të ketë të ftuar në dasmë Stresi? Përveç familjarëve, të vetmit që do të marrin ftesë nga Stresi për dasmën e tij janë çifti Getoari Selimi dhe Marina Vjollca.

“Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar më tavolinën më të mirë, pranë tyre. Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim”,-është shprehur Stresi për gazetën “Panorama”.