Që nga shpallja e fejesës së tyre, princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave. Dy zogjtë e dashuruar përfliten për çdo gjë.

Njerëzit madje kanë kuriozitet për të mësuar edhe se çfarë bëjnë ata në përditshmërinë e tyre. Sipas Daily Mail dita e tyre nis me pak fiskulturë.

Meghan është mjaft e dhënë pas “Yoga-s”, pasi që në fëmijëri nëna e saj, ia ka futur në gjak këtë gjë. Daily Mail shkruan se përveç takimeve zyrtare që kanë, dita e tyre nuk ndryshon shumë nga e një njeriu të zakonshëm.

Çifti pëlqen darkat me miqtë, dhe Meghan si çdo vajzë adhuron të bëjë shopping.