Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana njihet për patriotizimin e tij. Në çdo moment, kudo në botë ku i është dhënë mundësia Cana ka treguar sesa krenar ndihet që është shqiptar.

Të njëjtën frymë Cana duket se ia ka përcjellë edhe djalit të tij, Boikenit. Ish-kapiteni ka udhëtuar drejt Krujës në Muzeun Historik dhe Etnografik, së bashku me djalin për t’i mësuar atij diçka nga historia e vendit tonë.

Si gjithmonë djali shfaqet me kurriz me të atin pranë flamurit tonë kombëtar. Me siguri edhe Boikeni do të jetë po aq patriot sa edhe i ati…

 

🇦🇱🦅

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on