Një prej ngjarjeve më të diskutuara dhe më të nxehta të kësaj jave ka qenë edhe largimi nga shtëpia diskografike On Records e dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo. Pavarësisht pretendimeve që ngritën dhe ndanë edhe me publikun në profilet e tyre, largimi i reperave nuk ka kaluar aq qetësisht, madje pas një lumi akuzash nga ata, ka shpërthyer sot edhe menaxheri i labelit On Records, Mehmet Elshani. Në një reagim të ashpër në Instagram, Elshani nuk ka dhënë shumë sqarime, por ka postuar një video të Mozzik të disa kohëve më parë.

 

🙌🏻 @mozzik

A post shared by GETINJO (@getinjo) on

Gjatë intervistës, gazetarja e pyet reperin për ndihmën e On Records dhe ai, ndër të tjera, thotë se gjithçka e ka falë tyre: “Më kanë marrë nga balta dhe më kanë bërë diamant”

Me të njëjtën monedhë, ua ka kthyer vëllezërve edhe Elshani, pa dhënë shumë sqarime, por edhe duke dashur ta mbyllë debatin që ka bërë zhurmë ditët e fundit.