Sara Kapo, vajza e aktores së njohur Ema Andrea ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo njihet si një nga vajzat më rebele në Shqipëri dhe me një talent të spikatur në muzikë. Sara promovoi këngën e saj të parë, “Ëatching You”, publikuar vetëm pak ditë më parë. 23-vjeçarja ka një lidhje të fortë me nënën e saj, aktoren Ema Andrea. Edhe sot, nga studio e Rudinës, Sara tregoi detaje nga marrëdhënia e saj me Emën, por edhe me të atin, edhe pse ata nuk jetojnë bashkë:

“Ka pasur një periudhë të keqe të jetës sime, mami më ka kapur nga shpatullat, më pa në sy dhe më tha që gjithçka do të bëhet më mirë. “Sara, gjithçka do të bëhet më mirë”. Mënyra sesi e tha dhe energjia sesi e tha, dhe energjia që më përcolli ishte e jashtëzakonshme.”

Nga një videomesazh surprizë nga e ëma dhe në një tjetër nga i ati që u transmetuan në emision Sara u emocionua:

Ema Andrea: “Nuk është e lehtë të bësh deklaratë publike për fëmijën tënd. Më vjen shumë keq që nuk t’i kam plotësuar të gjitha gjërat që të kanë munguar dhe së dyti dua të të falenderoj që më ke mësuar shumë gjëra në jetë dhe më kë bërë krenarë. Unë uroj të vazhdosh kështu. E di që Shqipëria është e vogël në shumë dimensiono, por kjo s’do të thotë që të mos rrisim individë si ty, me përmasa të mëdha. Faleminderit që më ke bërë krenare. Ti ia ke dalë vetë, dhe jam e lumtur”.

Gjithashtu në studion e “Rudinës” u transmetuar dhe një videomesazh nga babai i Sarës, Kostandin Kapo.

“Sara e babit, e shikon së ç’bëjnë këta të medias, më gjetën dhe mua në strofullën time, por për Sarën time do pranoja gjithçka. Ia arrite kësaj dite dhe realizove një nga ëndrrat e tua, klipin tënd. Në çdo sekondë të jetës tënde, ty nuk të ka munguar dashuria e asnjë njeriu. Goca e babit, ti të bukurën e ke në çdo qelizë tënden”,- tha Kostandin Kapo.