Jon Gjebrea u fejua me të dashurën e tij, Merlin Haxhiymeri në një festë familjare. Lajmi u përhap me shpejtësi të shtunën e kaluar dhe nga fotot patëm mundësi të shihnim, unazën e fejesës, veshjen e çiftit, mjedisin, por dhe të dëgjonim përmes videos, një pjesë koncerti që Anna dha me rastin e këtij gëzimi familjar.

Ndërkohë mbrëmë, duket se çifti ka festuar sërish, por këtë herë me miqtë e tyre. Dhe sigurisht që festa është paksa më e çmendur, edhe pse dekori ishte elegant.

 

Shampanjë, tortë çokollate, fishekzjarrë që ndriçojnë mjedisin e brendshëm, shumë gjallëri, por sigurisht festës nuk i mungon romanticiteti që fal çifti aq i afërt dhe i dashuruar.

Pas restorantit, ata kanë shkuar të festojnë në një pub.

Mes dy festave, Joni dhe Merlini bën dhe një udhëtim në Romë.