“Tuna është nisur në Shkup”, “Krizë në marrëdhënien e Tunës dhe Patrisit?” “Janë ndarë Tuna dhe Patrisi?” janë vetëm disa nga titujt që ditët e fundit janë ndeshur shpesh nëpër portale. Lajmet që i referoheshin marrëdhënies së çiftit të njohur, në fakt ishin vetëm aludime nisur nga disa postime të këngëtares shqiptare dhe largimit të saj drejt Shkupit me djalin Tian Patris.

Në të vërtetë, asgjë nuk ka ndodhur në raportin e Tunës dhe Patrisit. Ata vazhdojnë të jenë çift i lumtur dhe të gëzojnë çdo ditë rritjen e djalit Tian Patris.

Një foto e Patrisit në Instagramin e tij me djalin dhe Tunën i rrëzoi shpejt dyshimet se çifti kanë probleme në raportin e tyre. Tuna, si përherë më e tërhequr për të vërtetuar apo kundërshtuar atë që thuhet lart e poshtë, nuk ka dashur as këtë herë të komentojë atë që shkruhet.

 

let whoever, think whatever... just smile🙃

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

Por pikërisht duke thënë këtë, që nuk ka rëndësi çfarë thuhet. E rëndësishme është buzëqeshja. Në foton e saj të fundit në Instagram, në këtë prag festash, Tuna u jep një mesazh të gjithëve: “Lër këdo të mendojë çfarëdo... Thjesht qesh.”

Këtë ka bërë e para pas kësaj fotoje dhe qindra fansat e kanë përgëzuar.