Ebru Ozkan, aktorja turke, e njohur për rolin e Dilara-s në serialin “Fate tё kryqёzuara”, prej një viti gëzon martesën me aktorin e njohur me origjinë shqiptare Ertan Shabani.

Së shpejti, çifti do të bëhen prindër. Ky është lajmi që vjen nga mediat turke, të cilat e kanë fotografuar çiftin në Nişantaş. Aktorja kishte veshur një pardesy të gjerë me dëshirën për ta fshehur barkun. Por të gjithë e kanë mësuar tashmë lajmin e bukur.

Gjatë këtyre muajve të pritjes së ëmbël, aktorja ka nisur edhe sportin e yoga-s.