Jori Paloka, mbesa e famshme e motrave Vjollca ka festuar sot ditëlindjen.

Bukuroshja ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me tezet e saj dhe këtë mund ta vëme re mjaft mirë në postimet në Instagram. Në një ditë si kjo, nuk mund të mungonin urimet e shumta. Kësaj here Luana dhe Marina nuk zgjodhën ta uronin publikisht mbesën e vogël, por në privat (aty ku mund të shprehen edhe më lirshëm).

Megjithatë, ishte Jori ajo që mesazhet private në Whatsaap i publikoi në Instagram, ku me këtë rast mësuam se sa teze e mirë është Luana, dhe se Geti dhe Marina kanë filluar të mendojmë pothuajse njësoj.

“Jetaa gëzuar ditëlindjen. Është ora 2 këtu në Turqi, u çova veç me të të uruar ty. Të dua pafund.Ç’të të dojë zemra e mirë që ke t’u realizofshin. Të puth fort jetë”, ka shkruar Luana.

“Jeta ime e bukur gëzuar ditëlindjen. Të pafsha lart e më lart shpirt. T’u plotësofshin të gjitha dëshirat dhe më një burrë. Të du nuç”, shkruan Marina.

Nuk thonë kot që me kalimin e viteve fillon të kesh ngjashmëri me partnerin, dhe nëse do të lexonit urimin që Marina i ka bërë Jorit dhe më pas të Getit, do bindeshit edhe më shumë.

“Urime langaraqe, edhe 100 vite të lumtuna e gjetsh një burrë të mirë”, shkruan Geti.