35-vjetori i daljes në skenë të këngëtarit shqiptar Gëzim Nika është festuar në një koncert madhështor të mbajtur më 1 dhjetor në New York.  

Ai është zhvendosur prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një ndër emrat më të preferuar e që nuk mungon absolutisht në festat dhe gëzimet që organizojnë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit. Në koncertin e tij, përveç duartrokitjeve të shumta, shqiptarët e kanë treguar vlerësimin e tyre për talentin e Gëzim Nikës, duke mos u kursyer as tek paratë.

Në këtë video, mund të shohim që Gëzim Nika është ‘mbuluar’ me dollarë. Madje në një moment mund të shohim edhe një djalë që po i mbledh me fshesë dhe i fut në një thes të zi.

Epo kur bën një punë të mirë, normalisht edhe vlerësohesh, në të gjitha format, shpirtërisht, por padyshim edhe materialisht.