Një ndër arsyet kryesore përse shumica e grave shihnin serialin turk ‘Një pjesë e imja’ ishte padyshim personazhi kryesor, ‘Kahraman’. I pashëm, i dhënë shumë pas dashurisë, familjes, miqve, i pasur- një djalë perfekt që çdo vajzë do donte ta kishte në krah.

Pas serialit ‘Një pjesë e imja’, Ozcan Deniz ka marrë pjesë në një tjetër produksion po aq të rëndësishëm,“Öteki Taraf”, krah aktorëve më me emër në Turqi si Asli Enver, e njohur nga seriali “Nusja nga Stambolli” dhe Meryem Uzerli e njohur nga seriali “Sulejmani i madhërishëm”.

Premiera e filmit është mbajtur ditën e djeshme, por nuk ka shkuar edhe aq mirë për aktorin 45-vjeçar. Siç shkruajnë mediat turke, ‘Kahraman’ është larguar menjëherë nga premiera, pasi babi i tij ishte dërguar me urgjencë në spital. Burimet, tregojnë për mediat, se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.