Festat kanë mbërritur tashmë.

Është e pamundur që të mos e ndjesh teksa ecën në rrugë, diku në ballkonet e pallateve do të shikosh drita shumëngjyrëshe, bizneset duket se kanë nisur një garë të fshehtë me njëra- tjetrën se cila e ka zbukuruar më shumë ( një formë shumë e bukur edhe për të tërhequr klientët), e ndërsa edhe në çdo shtëpi është e pamundur të mos jetë vendosur edhe pema e Vitit të Ri.

Në këto ditë festash, VIP-at shqiptar janë treguar shumë bujarë dhe na kanë hapur dyert e shtëpisë, duke na treguar se si është atmosfera brenda saj.

Në fillim ishte Sara dhe Ledioni, më pas Ermal Mamaqi, Jon Gjebrea, Majk, e ndërsa tani është radha e një prej çifteve më të dashur për publikun, Marina dhe Geti. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale na ka treguar se si e ka zbukuruar pemën, dhe nuk kishim dyshime që Geti do linte gjurmët e tij edhe tek zbukurimet festive.

Nuk është një pemë e zakonshme me topa me ngjyra, fjongo të kuqe dhe drita, por mund të shikojmë engjëj, babagjysh, zile.