Noizy si shumë djemë të tjerë është adhurues i këngëtares me famë botërore, Rihanna-s. Reperi përgjithësisht i komenton divës së muzikës pop në çdo foto në Instagram.

Komenti i fundit në foton e çorapeve Gucci të Rihanna-s nuk ishte shumë pozitiv. Ai u tall me çorapet dhe i shkruajti këngëtares “Katunare e dreqit”.

Por a e dini ju sa kushtojnë ato çorape Gucci që reperit nuk i pëlqejnë. Çorapet janë Gucci Resort, dhe kushtojnë plot 1,300 dollarë. Nuk ju kishte shkuar besoj në mend ndonjëherë për të blerë çorape kaq të shtrenjta?