Reperi i njohur shqiptar Noizy duket që ka një adhurim të madh për Rihanna-n. Ai komenton shpesh në profilin e saj në Instagram. Në fakt gjithçka nisi me një koment të reperit ku i shkroi divës botërore “nuse”.

Që nga ai koment, Noizy vazhdimisht është aktiv në profilin e saj. Së fundmi Rihanna ka publikuar një foto të këmbëve, ku tregon çorapet Gucci, dhe këpucët.

Ky kombinim mesa duket nuk i ka pëlqyer Noizy-t, i cili i ka shkruar “Katunare dreqit”. Noizy vazhdon shpreson se një ditë Rihanna do i kthejë një përgjigje, edhe pse komenti i fundit nuk është pozitiv…