Justin Bieber nuk e ka harruar asnjëherë Selena Gomez-n. Dyshja e njohur duket se janë rikthyer sërish bashkë,  edhe pse nuk e kanë pranuar ende publikisht.

Gjithsesi, dashurinë nuk mund ta fshehësh. Një gazetar ia ka arritur qëllimit që përmes reagimit të Justin kur e pyesin për Selena-n, të marrë përgjigjen që të gjithë dëshirojmë të dimë.

Gazetari e ka pyetur se a do t’i propozojë këngëtares? I dashuruar kokë e këmbë, Justin vetëm ka bërë një qeshje nga veshi në vesh. Ai është futur në makinën e tij, por përmes këtij reagimi ai e ka dhënë përgjigjen e tij. Eh dashuria njerëz….