Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger do të bëhet baba për herë të parë.

Çifti super sportiv, Ana Ivanoviç, teniste dhe Bastian Schweinsteiger, futbollist, kanë gjetur një mënyrë shumë të ëmbël, sigurisht shumë sportive, për të dhënë një lajm kaq të gëzueshëm. Ata kanë shpërndarë një foto ku shfaqen tre palë atlete "Adidas Yeezy", ku njoftojnë se familja do të ketë një anëtar të ri.

Tenistja serbe u martua me ish-mesfushorin e Bayern Munich, Scheweinsteiger në një ceremoni madhështore të mbajtur në Venecia vitin e kaluar. 

Aktualisht ata jetojnë në SHBA, pasi 33-vjeçari luan për Chicago Fire, e ndërsa Ana, është një sportiste në pension, pasi u detyrua të hiqte dorë nga tensisi për shkak të një vargu dëmtimesh.