Pasi u kërkoi të gjithë miqve virtualë të propozonin një emër programi me të cilin ata mund ta identifikonin, Roza Lati e vendosi dhe pak ditë më parë e zbuloi. S’mund të zgjidhej një titull i zakonshëm për moderatoren që nuk lë “pse” pa zbuluar.

“Why not?” do të nisë së shpejti në ekranin e Ora News. Lajmin e fundit e ka zbuluar vetë moderatorja pasditen e sotme bashkë me logon e re të këtij ekrani.

 

#WhyNot

A post shared by Roza Lati © (@roza_lati) on

Megjithatë, Roza nuk mund t’i zbulojë të gjitha. Detajet për përmbajtjen e programit, ajo nuk i ka treguar akoma, por e sigurt është që do të jetë një program argëtues dhe me shumë risi.

Pasi mbylljes së Agon Channel, televizioni ku drejtoi disa programe, Roza u tregua më selektive për hapësirat e reja mediatike. Sezonin e kaluar ajo drejtoi “Hangover”, në MCN Radio.