Një prej pasioneve më të mëdha të Soni Malajt është palestra. Siç e dinë të gjithë, ajo ushtrohet prej më shumë se një dekade rregullisht dhe rezultatet në trupin e saj janë mjaft të dukshme. Sot, këngëtarja feston 36-vjetorin e lindjes, por trupi i saj tregon shumë vite më pak se kaq. Edhe në një ditë feste si kjo, Soni nuk e lë mënjanë të ushtruarin në palestër, edhe pse kjo ditë nuk është aspak e zakonshme. As në palestër.

Anna, vajza e Sonit, ka qenë sot në palestër për t’i uruar mamit ditëlindjen. Bashkë me Anën, edhe një zë tjetër gjithashtu i uron ditëlindjen Sonit. Është partneri i saj, Klevi, apo instruktori i palestrës ai që i bën videon?

 

🎂🎉🎉🎉🎉 #birthdaygirl 😀

A post shared by S🔴N☝🏻 ♏️A💪🏻AJ ☀️ (@soni_malaj) on

Me një mesazh për të gjithë fansat dhe për të gjitha urimet që kanë shkuar në adresë të saj, Soni falënderon nga profili i saj: “Në palestër duke djegur tortën e sotme…” – thotë ajo ndër të tjera duke lënë të kuptohet se është nuk lë rast pa i djegur kaloritë e tepërta, edhe në ndonjë rast kur tepria mund të jetë plotësisht e justifikuar. Por jo për Sonin… As në një ditë si kjo.