Pak ditë më parë mediat u “pushtuan” nga disa foto ku shfaqej e veshur nuse moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj.

Jemi mësuar që çiftet rimartohen pas disa vitesh, por ky nuk është rasti Rudit pasi krah saj nuk ishte bashkëshorti i saj, por deputeti i P, Ervin Salianji. Një foto e tillë i bëri shumë konfuzë të gjithë, por sigurisht Rudina e ka pasur një arsye.

Moderatorja e ka nisur kështu puntatën e parë të emisionit të saj “Mos i fol shoqferit”, puntatë e cila vjen pak javë pas disa dasmave njëpasnjëshme të VIP-ave tanë. Emisionin e parë për këtë sezon, Rudina e ka nisur me pak ironi për lajmet e shumta të dëgjuara ditëve të fundit në median online dhe jo vetëm, për dasmat e kësaj verë.

“U vesha nuse, sepse të jesh nuse je në modë, je “in”. Duhet të investosh për të qenë “in”. Sepse sot nuk ka rëndësi se çfarë je, por është e rëndësishme se çfarë shet. Dhe të ta dini ju miq të dashur, uë doja t’ju repsektoja sepse një herë është puntata e emisionit. Investova që të ju respektojë. Që ta dini ju dhe portale, fustani im është qëndisur nga mjeshtra artizanë kinezë, është qëndrisur nga guacka origjinale nga “Deti i Vdekur”m edhe orizi që kam zgjedhur vjen nga Kina, është qëruar nga duart e vogla të japonezëve”, shprehet ajo.

Ju do pyesni po Salianji? Deputeti i PD ishte i ftuari i parë në “Mos i fol shoferit”.