Ndonëse ata janë ndarë, Blero dhe bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi kanë vijuar të mbajnë marrëdhenie të mira, kjo edhe për faktin se në mes qëndron edhe vajza e tyre.

E njëjta gjë, ndonëse mund të duket për shumë prej jush jo normale, edhe me të dashurën aktuale të këngëtarit, Afrona Dikën dhe ish- gruan, Teutën. Të paktën këtë gjë kemi arritur të kuptojmë nëpërmjet një komenti në Instagram.

Në foton që Teuta kishte postuar me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, ku shihen Tara dhe Kaia, dy vajzat e saj, Afrona ka komentuar me dy ikona zemrash, koment i cili u ka bërë shumë përshtypje ndjekësve të aktores në Instagram.

Sipas tyre, një koment i tillë nuk tregon aspak marrëdhënien e mirë mes tyre, por shumë hipokrizi. Madje ka pasur edhe nga ato të cilët shkruajnë, se në realitet Afrona dhe Teuta urrehen , e ndërsa në rrjetet sociale shtiren sikur duan shumë.

 

Nëse do ta lexonim mirë komentin e bërë nga modelja, do ta kuptonim që zemrat nuk ishin aspak për Teutën, por për dy vajzat me të cilat Afrona ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Nëse ajo nuk do të kishte një raport të mirë me vajzat e të dashurit të saj, ua sigurojmë që do të vihej në qendër të kritikave, por çuditërisht ka ndodhur e njëtja gjë edhe në këtë rast. Jetojmë në një botë paksa të vështirë për t’u kuptuar.