Ata janë padyshim çifti më i pëlqyer i Showbiz-it shqiptar. Të dy janë të suksesshëm, por dhe shumë të dashur për fansat e tyre.

Dashuria e tyre ka nisur rreth 10 vite më parë kur ishin ende shumë të rinj, e ndërsa sot ato janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Ameli. Angazhimet e shumta në karrierë nga të dyja palët si më pë pas edhe ato në familje kanë shtyrë në kohë dasmën e çiftit.

Po, Albani dhe Miriami nuk kanë bërë një dasmë për të kurorëzuar dashurinë e tyre, ndonëse kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre. E megjithatë, fatmirësisht çifti nuk e ka hequr mundësinë që një ditë do të bëjnë një dasmë të madhe. E ftuar në “Wake Up”, Miriami është shprehur e bindur se një ditë do të ndodhë, por kur të vijë natyrshëm, pa planifikime.

‘Te lutem mos e prek këtë temë. Është temë shumë delikate. E kemi diskutuar shumë herë këto vite, por në radhë të parë duhet të gjejmë kohën sepse me angazhimet profesionale dhe pastaj me ardhjen e Amelisë s’na shkonte ndërmend. Ne jemi tipa pak të tërhequr, por një gjë është e sigurt, një ditë do ndodhë. Kur të na vijë natyrshëm do e bëjmë, pa planifikime.’- u shpreh kënhëtarja, e cila tashmë po përgatitet për spektaklin ‘The Voice Kids’ ku do të jetë në rolin e trajneres.