Ju mund të mendoni që mosha e re dhe angazhimet në muzikë nuk e kanë lejuar Xhensilën të zhvillojë aftësitë në kuzhinë, por ja që ajo na ka treguar të kundërtën.

Sot koha e drekës, nuk e ka gjetur as në ndonjë butik, as në set fotosh dhe as në një restorant, por në kuzhinë ku po gatuan një recetë me jufka Dibre, ku ajo mesa duket shton dhe karota ose i duhen sepse ndoshta po realizon dy receta.

Dallojmë pantoflat e saj të ngrohta, çfarë na bën të mendojmë që Xhensila nuk është kalimthi për t'i shtuar vajin tavës, por është veshur me rroba shtëpie dhe është angazhuar kokë e këmbë në gatim.

Menduam që sot Besi do ketë pasur një drekë të shijshme nga duart e bashkëshortes së tij, por në Instagramin e aktorit shohim që ai ka mbajtur frymën në fshat te Ija, për vjeljen e shegëve.

 

Vjelja e shegeve. Me Ijen.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Ndoshta ka shkuar atje pas drekës. Në të kundërt, me siguri, Xhensila do i ketë ruajtur një pjatë nga tava që nuk e morëm vesh si i doli. Dimë vetëm një pjesë të përbërësve. Dhe sigurisht dashurinë që nuk duket.