Ishim mësuar me pamjen e saj, pa ndryshime të skajshme, ku dukej që edhe vetë moderatorja e njohur ndihej mirë. Fanatike e një imazhi klasik, nuk prisnim në të vërtetë, që Floriana Garo do bënte ndonjëherë ndonjë ndryshim shumë të dukshëm në pamje. Megjithatë, me largimin nga televizioni dhe jetën e re në Gjenevë të Zvicrës ka ardhur dhe ndryshimi në flokët e Florianës.

Mos prisni ndonjë model ekstravagant. Thjesht i ka lyer. Megjithatë kjo ngjyrë e kuqe, gati në karotë, edhe pse e theksuar nga filtrat, është një ndryshim i madh për pamjen klasike të Florianës.

 

A post shared by Floriana Garo (@florianagaro) on

Ajo ka ndryshuar disa herë nuancat e flokëve, megjithatë me flokë kaq të kuq nuk e mbajmë mend.