Ekrani nuk na tregon shumë për gjatësinë e personazheve të tij. Megjithatë më të gjatat dallohen, ashtu si dhe më të voglat që i shohim shpesh në lista të veçanta. Nicole Kidman sigurisht bën pjesë te të gjatat. Ajo është plot 1.80 m. Shto edhe centimetrat e takave dhe të qëndrosh pranë saj duhet të jetë një sfidë e madhe.

Në filma megjithatë këto diferenca mund të zhduken, por në një skenë, është e pamundur. Dhe në ndarjen e çmimeve Emmy, e kemi parë Nicole Kidman pranë një aktoreje tjetër shumë të njohur, Reese Witherspoon teksa po merrnin çmim për serialin e tyre Little Big Lies, dhe jemi befasuar.

Ndoshta më parë nuk e kishim ditur që Reese bën pjesë pikërisht në ato listat që nisin me Marilyn Monroe e vazhdojnë me Madonna-n dhe Eva Longoria-n, por ja që edhe aktorja amerikane është një nga femrat trupvogla të kinemasë. Shihet qartë në këtë diferencë me Nicole Kidman.

Gjithsesi fjalimet e tyre kanë tërhequr më shumë vëmendjen sesa diferenca në gjatësi.