Sapo përmendet emri i Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit, menjëherë mendja na shkon tek…humori i tyre. Ata në çdo postim në rrjetet sociale vetëm gjëra për të qeshur publikojnë.

Madje edhe në rastet kur publikojnë foto serioze, janë komentet ato që hedhin poshtë gjithë seriozitetin.

Në foton e fundit të publikuar nga Besi, ka qenë Ermali ai që me shaka, i ka shkruar një koment komik Besit.

“Sa i mirë! Vdektë Olti Curri për ty!”

Sigurisht që ky koment “ironik” i Ermalit nuk mund kalohej pa u vënë re nga Besi, i cili i ka shkruar këto fjalë “Kështu vazhdo, je i paaarritshëm, akoma nuk e kam gjetur zarfin tënd nga dasma”.

 

@renuarlocaj @santobarilla

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Pra Besi po kërkon zarfin që Ermali i ka lënë si dhuratë në dasmën  e tij…