Bella Hadid është një nga modelet më të famshme në botë, për këtë arsye prezenca e një numri të madh truprojesh merr shumë kuptim.

Stafi i saj nuk mund të mungonte padyshim as në javën e modës në Nju Jork. Pas sulmeve të motrës së saj Gigi në Milano Fashion Week vitin e kaluar - nëse e keni harruar, një njeri i çuditshëm e mbajti atë në krah, Bella ka rritur sigurinë.

Por kur ata nuk sillen mirë më paparacët e shumtë që e ndjekin kudo, Bella nuk toleron. Në përfundim të sfilatës së Michael Kors, teksa po u largonte për në makinën që e priste pak metra më tutje, një nga truprojet u duk se shtyu një grua fotografe për t’i bërë vend Hadid. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak modeles 20- vjeçare.

"A mundet, ju lutem, mos e prekni", i tha Hadid truprojes, i cili pretendon se nuk e shtyu fotografen.

Bukuroshja nuk u largua pa u siguruar që fotografja ishte mirë. Në video dëgjohet teksa Bella e pyet atë: “A jeni mirë”?

Iu drejtua edhe një herë truprojes duke i thënë që të mos prekte njeri, dhe më pas u largua për nga makina që e priste.