Ndoshta për shumë nga ne udhëtimet me familjen janë të zakonshme, madje ndonjëherë të mërzitshme. Kjo sepse e marrim si të mirëqenë praninë e tyre dhe nuk ia dimë vlerën, derisa fatkeqësisht në një moment nuk i kemi më.

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Jeta familjare dhe angazhimet e shumta në jetën artistike kanë bërë që Ermali të mos takohet shumë shpesh me Sabriun si babë e bir, por vetëm si kolegë. Vetë ai gjatë një interviste është shprehur se ai takohet me Sabriun në aeroporte, dhe jo në shtëpi për shkak të angazhimeve të shumta të dy.

Një udhëtim babë e bir, ishte ajo ç’ka i kishte munguar Ermalit prej kohësh, dhe më në fund ky moment erdhi. Ata kanë marrë rrugën së bashku për në Dubrovnik, gjë e cila e ka gëzuar pa masë këngëtarin.

Ai ka postuar një foto në Instagram dhe bashkangjitur saj shkruan: E ku ka ma mire se me marr rruge me babë.... Dubrovnik me Sabrianon”.

 

E ku ka ma mire se me marr rruge me babë.... Dubrovnik me Sabrianon

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Me këtë rast Ermali na tregoi se si e thërret babanë e tij me përkëdheli: Sabriano.