Ja dhe Stresi na e prezantoi më në fund të dashurën e tij.

Duket se dasmat e njëpasnjëshme të VIP-ave,  në disa prej të cilave ka qenë i ftuar, kanë ndikuar tek ai, aq sa vendosi ta bëjë publike lidhjen e tij. Reperi shqiptar ka qenë shumë i rezervuar përsa i përket marrëdhënieve me vajzat. Pavarësisht se janë përfolur shumë emra, ato tanë mbetur në kuadër të thashethemeve, pasi nuk janë konfirmuar asnjëherë nga vetë reperi, por gjërat kanë ndryshuar tashmë.

Pasi publikimit të këngës “Më fal 2”, ku e ka shprehur publikisht se është dedikim, Stresi na ka prezantuar me të dashurën, të cilën e thërret “jeta”.

 

Kjo ktu esht jeta ime

A post shared by Me Fal Ft Anxhelo 👇🔥 new 🔥 (@stresi) on

Duke u bazuar te postimet e mëparshme të këngëtarit, vajza bukuroshe e ka emrin Klea dhe ata janë së bashku prej disa muajsh. Ajo që na bëri paksa përshtypje në këtë foto, përveç faktit që shkojnë shumë me njëri- tjetrin, është se Klea mban një unazë në gisht.

 

Ta Gezosh Kengen Keisi 👫 Premier Me fal

A post shared by Me Fal Ft Anxhelo 👇🔥 new 🔥 (@stresi) on

Mos Stresi është fejuar dhe kjo është mënyra e tij për të na dhënë lajmin? Hmm këtë nuk e dimë me siguri, por mos u çudisni kur të na martohet edhe Stresi këtë vit, fundja të gjithë VIP-at u martuan, pse jo dhe ai.

 

Jeni te ftuar ne dasmen time ...

A post shared by Me Fal Ft Anxhelo 👇🔥 new 🔥 (@stresi) on

Gjithsesi, urime Stresi, bëni një çift shumë të bukur bashkë.